 |
|
Hotel “Ylli i detit” te flesh e te zgjohesh nen tingujt e e detit me kengen e pulebardhave, i zhytur ne konfortin e nje çasti te paharrueshem, ne nje mjedis miqesor. Hotel 5 katesh prane detit dhe ne mes te gjelberimit te pishave. Midis kesaj nderthurje te mrekullueshme te natyres do te shijoni kenaqesine qe ju ofrojne ambientet çlodhese te ketij hoteli. Ne |
ambientet e hotelit ju do te gjeni nje salle konferencash, kend lojrash per femijet tuaj, varka me qera, internet, salle muzikore etj. Hotel Ylli i Detit ka 69 dhoma, nga te cilat 6 jane suita , 39 dhoma superiore dhe 24 dhoma standarte. Hotel “Ylli i detit” eshte nje hotel i mobiluar me shije italiane, te gjitha dhomat jane te pajisura me TV satelite, minibar, Ballkon,Tualet bashkekohor, telefon dhe ajer te kondicionuar. Hotel “Ylli i Detit” ka nje restorant ne te cilin serviren nje shumellojshmeri gatimesh. Ne restorantin e hotelit ju do te gjeni nje nderthurje te specialiteteve te kuzhines tradicionale shqiptare me ate italiane. Gjithashtu ne menune e restorantit ju do te gjeni nje gatim me mjeshteri te prodhimeve te detit. |