 |
|
Te flesh e te zgjohesh prane detit, te shijosh krijimet e mrekullueshme te kuzhines te pergatitura cdo dite me ingrediente te fresket, nderkohe qe gjendesh ne nje mjedis miqesor i rrethuar nga njerez te sjellshem qe jane te gatshem per t’ju ndihmuar ne cdo kohe . Kjo eshte Villa Belvedere. Eshte nje nder hotelet e para te ngritura prane Shkembit te |
Kavajes, ne plazhin e Golemit. Ky hotel e filloi jeten si nje restorant me nje kuzhine speciale Italiane dhe Mesdhetare, fama e te cilit krijoi kliente aq besnik, saqe e kishin te veshtire te ndaheshin. Restorantit dhe reputacionit te tij i eshte bashkangjitur nje hotel elegant me nje arkitekture te jashtme moderne e me arkitekture te brendshme karakteristike te nje vile italiane. E paperseritshme, Villa Belvedere gjalleron jeten tuaj me shijet e shplodhjes aktive. Sauna, palester, pishine- te gjitha buze krahut te magjishem bregdetar te Adriatikut. Sherbim i mrekullueshem kudo ku deshironi- ne dhome, ne pishine, sauna dhe palester, nga nje personel qe flet anglisht dhe italisht. Villa Belvedere ju shton veprimtarive tuaja klasin e larte europian, komfortin e padiskutueshem dhe sigurine e suksesit. Villa Belvedere ofron kende takimesh edhe per biznesmenet qe duan t’I japin suksesit te tyre nje imazh me serioz. Hoteli ka 30 dhoma, nga te cilat 3 jane dyshe, 12 jane dopjo 11 jane treshe, 4 suita. Dhomat standarte jane te pajisura me dushe ajer te kondicionuar, telefon dhe televizor. Dhomat Belvedere kane mobilje antike,ajer te kondicionuar te personalizuar, frigobar, telefon, televizor me antene parabolike. Nderkohe qe disa prej suitave me pamje ballore, ofrojne ballkon, hidromasazh, kasaforte etj. per ata qe preferojne te kene me teper luks ne jeten e tyre. Salla e konferencave mirepret 80 deri ne 100 persona; ndarje te posacme per perkthyesit. Hoteli ofron sherbim audio dhe conference si dhe aksesore per demonstrime multimediale. Ka internet falas, nje bar dhe nje restorant shume te mire. Hoteli Disponon 2 Salla Restoranti me 140 vendë me pamje nga deti Kuzhina të pasur në asortimente dhe cilësi: kuzhinë Italiane, Franceze, dhe tradicionale me ushqimë tërësisht natyrore dhe një shërbim nga më cilësorët. |