 |
|
Hotel New Heaven i vendosur buze rruges nacionale Sarande – Butrint, ne rajonin turistik te qytetit, 50 metra larg detit. Sfidant i mjaft prej hoteleve perreth me komfortin e vet te avancuar dhe me nje organizim ndryshe te mjediseve te brendshme. Nga hotel “New Heaven” mund te shikoni detin qe formon nje gji te bukur prane se cilit |
shtrihet dhe qyteti antik i Sarandes. Hotel “New Heaven” eshte i mobiluar sipas nje gustoje moderne te klasit te pare. Me dhoma me siperfaqe 30-50 metra katrore secila, ku kemba humbet ne moketin e shtruar dhe syri te mbetet mbi veprat e artit qe veshin muret. Ka nje kapacitet prej 20 te klasit te pare, I strukturuar me 9 dhoma standarte te pajisura me dy krevat tek, 9 dhoma jane suite e thjeshte te pajisura me me nje krevat dopjo + 1 krevat tek, 2 jane apartamente, nen mobilimin e veçante dhe te gjitha te pajisura ma TV, minibar dhe ajer te kondicionuar. Restoranti ne hotel “New Heaven” eshte i pasur me nje shumellojshmeri gatimesh dhe ushqimesh, ne te ju do te gjeni gjithçka qe deshironi per te ngrene ne çdo vakt te dites. Ne restorantin e hotelit gjithashtu do te gjeni nje nderthurje te kuzhines tradicionale me ate europiane. Sigurisht qe ne “New Heaven” Hotel nuk mungon gatimi me mjeshteri i prodhimeve te detit. |