krenohet me mundesine qe u ofron klienteve per te ndenjur ne nje mjedis te pazakonte si dhe specialitetet e shumta qe ofron kuzhina e tij. Ne kuzhine jane te punesuar shefa qe japin mesim ne shkollen e pergatitjes se kuzhiniereve ne Sarande, nje risi e re kur mendon qe shumica e hoteleve te Sarandes mezi ofrojne mengjes ne ambjentet e tyre. Ne Hotelin Porto Eda ju garantohet jo vetem nje qetesi e plote por edhe ushqim dhe sherbim cilesor. Hotel Porto Eda ka 36 dhoma nga te cilat 20 me dy krevate, 8 dopio, 3 treshe dhe 5 katershe. Te gjitha dhomat jane mobiluar dhe zbukuruar me mjaft shije dhe perfshijne banjo me dush, ajer te kondicionuar, sistem ngrohje, TV, telefon dhe minibar. Ne restorantin e hotelit ju mund te shijoni gatimet teper speciale tradicionale dhe mesdhetare te pergatitura me mjaft mjeshteri nga shefat e kuzhines. |