totale me natyren qe e rrethon. Nese ju pelqeni te shetisni ne kembe, te ecni me biçiklete apo te vraponi, ju mund te ndaloni ne njeren prej ketyre pikave qe ofrojne keto sherbime rreth e rrotull liqenit, aty ku ndodhet Villa Park. Ambjentet e brendshme jane ndertuar me nje stil te veçante dhe jane zbukuruar me ornamente shumengjyreshe ndersa i permbahen linjave moderne arkitekturore.Dhomat dhe mobilimi i tyre jane te nje cilesie te larte, per t'ju sherbyer sa me mire klienteve te cilet vijne ne Tirane per arsye biznesi. Ne fakt, ky mund te jete hoteli ideal per biznesmene, te cilet duan te mbajne ne forme trupin e tyre edhe kur udhetojne. Restoranti i Vila Park ofron nje shkrirje te kuzhinave francese, italiane dhe asaj tradizionale, duke ofruar ushqim shume te shijshem gjate gjithe dites ne nje atmosfere te kendshme dhe miqesore. Hoteli Villa Park ka 12 dhoma, 6 prej te cilave jane dhoma luksi me 50 m katror dhe 6 dhomat e tjera jane dhoma dopioe standarde. Te ndertuara per komfort, elegance dhe funksionale, te gjitha dhomat jane te pajisura me krevate e jasteke te rehatshem, tualete me nje siperfaqe te gjere si edhe TV me ekran te sheshte me 50 kanale televizive. Cdo mysafir i hotelit mund te argetohet me USA Today, CNN, fashion TV, dhe video te ndryshme. Ambjente te tjera perfshijne nje ballkon privat me pamje nga liqeni, tharese flokesh, sherbim individual kondicioneri, linje direkte telefonike, hekur dhe tavoline hekurosje,parukeri, sekretari telefonike dhe internet me shpejtesi te larte. Qe nga momenti qe ju hyni ne njeren nga suitat apo dhomat e hotelit, ju do te gjeni veten ne nje mjedis perreth te ndertuar ne menyre moderne, me kombinime ngjyrash te forta, rehati dhe lux. Mobilimi elegant dhe modern ofron nje nga akomodimet me eskluzive ne Tirane. Gjithashtu hoteli ofron edhe sherbime te tilla si: roje dhe kamera sigurie, sherbim ne dhome, sauna, perdorim pa pagese te palestres etj. Hoteli eshte i hapur 24 ore. Ne te do te gjeni nje bar dhe restorant mjaft te kendeshem ne te cilin ju mund te shijoni gatime teper te shijshme tradicionale dhe mesdhetare. |