misionet e huaja me te rendesishme qe jane aktive ne Shqiperi, e bejne Hotel Xheko Imperial nje zgjedhje te mire si per biznesmenet por edhe turistet e huaj. Per me teper duke pasur prane edhe Parkun e Madh te Tiranes, ofron mundesi mjaft te mira per aktivitete sportive ne ajer te paster. Ambjenti i brendshem i hotelit eshte luksoz, por me nje ngrohtesi mesdhetare qe vjen nga vet arkitektura e hotelit ku jane perdorur me hijeshi tulla dhe pllaka terrakota. Intimiteti, komoditeti, arkitektura e veçante dhe sherbimi i shkelqyer e kane bere aq te njohur sa shpeshhere vendasit, por edhe te huajt e perdorin si pike orientimi per zonen ku gjendet. Stafi eshte miqesor, profesional dhe komunikon ne Anglisht, Italisht, Gjermanisht dhe Frengjisht. Hotel Xheko Imperial ka nje total prej 15 dhomash te ndryshme si dhe 1 apartament dhe 1 suite, qe te gjitha te pajisura me banjo individuale, ajer te kondicionuar, telefon ne dhome, TV digital, internet, mini-bar dhe punime artzanale ne dru lisi. Pajisje qe nuk digjen dhe sistemi i alarmit kunder zjarrit bejne qe ky hotel te ofroje disa nga standartet me te larta te sigurise. Darkimi ne Hotelin Xheko Imperial mund te jete mjaft qete dhe elegant sa vete ristoranti i tij. Restoranti i hotelit ofron kuzhine tradicionale shqiptare si dhe vere te bere vete servirur ne ambjente po te nje natyre tradicionale. |